Prorektorja prof. asoc. dr. Kimete Canaj së bashku me prof. ass. dr. Dafinë Kaçuri  morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS+ dhe MAShTI

Prorektorja prof. asoc. dr. Kimete Canaj së bashku me prof. ass. dr. Dafinë Kaçuri morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS+ dhe MAShTI

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof. asoc. dr. Kimete Canaj së bashku me profesoreshën nga Fakulteti i Mjekësisë, prof. ass. dr. Dafinë Kaçuri,  morën pjesë në punëtorinë “Programi  Horizon dhe COST për hulumtuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë  dhe institucioneve tjera në Kosovë”, e organizuar nga HERAS+ dhe MAShTI.

Në këtë punëtori u diskutua rreth programit Horizon, COST dhe Marie Sklodowska Curie, të cilat janë të hapura për aplikim, ku në këto programe kanë mundësi të aplikojnë studiuesit dhe shkencëtarët e te gjitha IAL-ve, instituteve shkencore, organizatave dhe ndërmarrjeve me synim inovacionin, hulumtimin, si dhe ngritjen e bashkëpunimit të IAL-ve në botë, si dhe ngritjen e rolit të IAL-ve në shërbim të shoqërisë.

Znj. Qamile Sinanaj nga MAShTI e prezantoi pjesëmarrjen e Kosovës në programin Horizon në vitin 2020, ku Kosova është pjesëmarrëse aktive. Ndërsa, z. Gorazd Weiss nga ZSI paraqiti mënyrën e identifikimit në thirrjet e hapura për projekte, duke përfshirë rregulloret dhe rregullat e pjesëmarrjes që duhet të merren parasysh gjatë aplikimit për thirrjet Horizon Europe, si të zgjedhën partnerët, ideja e projekteve, si dhe cilësia e përsosmëria e projekt propozimeve.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkë financuar nga MAShTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD.

Article Gallery

tp-bottom