Prorektorja, prof. asoc. dr. Kimete Canaj mori pjesë në ligjëratën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta

Prorektorja, prof. asoc. dr. Kimete Canaj mori pjesë në ligjëratën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. asoc. dr. Kimete Canaj, mori pjesë në ligjëratën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, që u mbajt para studentëve, stafit akademik dhe pjesëmarrësve tjerë në Kolegjin AAB.

Prorektorja Canaj, u shpreh e kënaqur me ligjëratën e zhvilluar nga presidenti Meta, i cili i motivonte studentët se vitet e studimeve janë vitet më kreative, inovative, dhe më mbresëlënëse gjatë gjithë jetës së tyre, ku bëri thirrje që të rinjtë të mos largohen nga vendlindja, por të punojnë dhe të zhvillojnë vendin e tyre sepse “Kosova është gjaku që nuk falet kurrë”.

Në ligjëratën e tij “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan”, presidenti Meta theksoi se sundimi i ligjit, vlerat demokratike dhe integrimi euro-atlantik janë e vetmja rrugë për të Kosovën dhe Shqipërinë. Në fokus ishin edhe pengesat ekonomike-tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa përmendi se shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duhet të refuzojnë çdo rrugë që largon nga integrimi euro-atlantik. aktuale por ofrojnë vetëm  spektakle.

Ligjërata e presidentit shqiptar, Sh. T. Z. Ilir Meta, u pasua edhe me një seancë pyetje-përgjigje, ndërsa, gjatë vizitës së tij ai pati rast të takohet edhe me studentët dhe pjesëmarrësit tjerë.

 

Article Gallery

tp-bottom