Studentët nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës” morën pjesë në edicionin e 24-të të Panairit të Librit në Tiranë
Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, që janë pjesë e Klubit Letrar “Gjurmët e Penës”, më 21 nëntor 2021 (e shtunë), morën pjesë në edicionin e 24-të të Panairit të Librit në Tiranë. Pjesë e panairit ishin mbi 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Studentët u shprehën të kënaqur me vizitën dhe falënderuan Universitetin për mbështetje. Ata patën mundësi të shohin ekspozimin e botimeve, debate, tryeza, por edhe takim me shkrimtarë.
Këtë vit panairi ishte i hapur për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit u zhvillua në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit COVID-19.
Kjo vizitë u mbështet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.