Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale organizuan aktivitet humanitar për nder të festave të Nëntorit

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale organizuan aktivitet humanitar për nder të festave të Nëntorit

 

Më 19 nëntor 2021 (e premte), në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, studentët e programit Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale, organizuan aktivitet humanitar për nder të festave të Nëntorit.

Studentët me përkrahjen e profesorit, prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi dhe të profesoreshës, prof.. ass. dr. Shqipe Husaj, organizuan mbledhjen e veshmbathjeve dhe gjësendeve tjera, që iu dhuruan Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë.

Studentët u shprehën të lumtur me zbatimin e këtij aktiviteti që kishte si qëllim humanizmin. Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë, z. Xhafer Kadrijaj, shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe organizimin.

Në aspektin profesional, kjo do të jetë gjenerata e parë në Kosovë (pas përfundimit të studimeve) në ndihmë të shoqërisë dhe komuniteteve në përgjithësi.

 

Article Gallery

tp-bottom