Qendra e Karrierës e UFAGJ-së pjesë e punëtorisë "Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyrave të karrierës së universiteteve"

Qendra e Karrierës e UFAGJ-së pjesë e punëtorisë "Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyrave të karrierës së universiteteve"

Më 18 nëntor 2021 (e enjte) u mbajt punëtoria "Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyrave të karrierës së universiteteve", e organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në kuadër të Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë.

Zyrtarja për Zhvillim të Karrierës në kuadër të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, znj. Freskina Mula mori pjesë në këtë punëtori, me qëllim të ndërlidhjes dhe vendosjes së bashkëpunimit të Qendrave të Karrierës së Universiteteve Publike të Kosovës. Përveç vendosjes së bashkëpunimit u dakorduan që të kenë edhe një projekt të përbashkët për të zhvilluar këto qendra në mënyrën sa më të mirë.

Punëtoria u mbështet nga GIZ dhe DIMAK Kosova, të cilët janë bashkëpunues dhe motivues të vazhdueshëm për funksionalizimin e këtyre qendrave.

Pikat që u diskutuan në punëtori:

  • Diskutim i raportit të konsulentes së angazhuar nga GIZ/DIMAK Kosova;
  • Ofrimi i shërbimeve të karrierës për studentët dhe të diplomuarit;
  • Resurset njerëzore dhe infrastrukturore;
  • Ndërlidhjet institucionale;
  • Ndërkombëtarizimi/regjionalizimi në praktikë;
  • Rrjetëzimi me zyre simotra;
  • Ideja e UHZ-së për një projekt të përbashkët;
  • Buxheti për Zyrat e Karrierës/burimet tjera financiare që ndikojnë në rritjen e buxhetit dhe kualitetit të cilësisë së shërbimeve;
  • Zhvillimi i një strategjie/plani promovues;
  • Brendimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të zyrave të karrierës për shtrirjen tek audienca e gjerë.

 

Article Gallery

tp-bottom