Prorektorja Canaj merr pjesë në Konferencën tre ditore për ngritjen e transferit të teknologjisë në Evropë me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore

Prorektorja Canaj merr pjesë në Konferencën tre ditore për ngritjen e transferit të teknologjisë në Evropë me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof. asoc. dr. Kimete Canaj, së bashku me 120 pjesëmarrës tjerë nga Institucionet e Arsimit të Lartë nga Ballkani dhe Evropa Juglindore, në formë virtuale merr pjesë në Konferencën hibride të organizuar nën Presidencën Sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian, Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (JRC) dhe Parku Shkencor i Zonës  mbi teknologjinë dhe transferin e teknologjisë. Konferenca mbahet në Trieste, nga 17-19 nëntor 2021.

Objektivi i konferencës është transferimi i praktikave më të mira dhe përshpejtimi i zhvillimit të ekosistemeve të transferimit të teknologjisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore

Dita e parë e konferencës paraqiti një hyrje në transferimin e teknologjisë dhe u paraqiten  mjetet kryesore të transferimit të teknologjisë dhe platformat e inteligjencës së tregut si dhe procesin e patentimit të patentave të dedikuara për start-ups dhe biznese të ndryshme.

Dita e dytë fokusohet në ekosistemet e inovacionit dhe sipërmarrësinë, duke përfshirë dizajnin e ekosistemeve të inovacionit (infrastruktura kërkimore & testet), financimin e fazës së hershme, gatishmërinë e investitorëve dhe shumë më tepër rreth transferit të teknologjisë në shërbim të komunitetit.

Në ditën e tretë paraqitet më tepër maksimizimi i potencialit të marrëveshjeve të suksesshme të transferimit të teknologjisë në rajon, së bashku me sipërmarrësit dhe kërkuesit vendas, duke përfshirë pjesëmarrësit në vazhdim EU4TECH (Evropa për Teknologji) për ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e planit të veprimit për Ballkanin Perëndimor, për të paraqitur përvojën e tyre praktike në transferimin e teknologjisë.

Lidhja e agjendës:

https://ec.europa.eu/jrc/sites/default/files/20211117-tt_wb_sse-draft_agenda_en.pdf

Article Gallery

tp-bottom