Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 11 nëntor 2021 (e enjte), ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi Raportin e shpenzimeve – TM3. Më pas, u shqyrtua dhe miratua lartësia e bursave për studentët.
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.