Punëtoria në Aalborg University në kuadër të projektit DRIVE

Punëtoria në Aalborg University në kuadër të projektit DRIVE

Në kuadër të projektit DRIVE i cili financohet nga Erasmus+ dhe universiteti ynë është pjesëmarrës, është duke u zhvillu një punëtori dyditore më 11 dhe 12 Nëntor në Aalborg University të Danimarkës.

Prorektorja për Marrëdhënje me Jashtë Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, e shoqëruar nga Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prof. Ass. Dr. Melinda Mula, zyrëtarja për zhvillim të karrierës  znj. Freskina Mula dhe udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar z. Denis Spahija gjatë këtyre dy ditëve do përfitojnë nga përvojat e universitetit pritës në lidhje me zhvillimin e qendrave për mbështetjes të hulumtimit që do zhvillohet në kuadër të këtij projekti.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.

Në mënyrë të veçantë, projekti synon të:

  • Përmirësoi aftësitë e mësimdhënësve dhe metodologjitë e tyre në mënyrë që ata të aftësojnë në mënyrë efektive studentët (nivelin bachelor dhe më lartë) me aftësitë për të kryer hulumtime të pavarura;
  • Rritja e aftësive të mentorëve për të udhëhequr në mënyrë efektive studentët në veprimtarinë e tyre kërkimore;
  • Përmirësimi i aftësive kërkimore të stafit akademik dhe menaxherial përmes vizitave studimore dhe trajnimeve të përshtatura;
  • Forcimi i kapaciteteve menaxheriale për aktivitete kërkimore dhe inovacione në nivelin institucional, duke vendosur ose forcuar strukturat e përkushtuara të kërkimit dhe inovacionit;
  • Promovimi i përsosmërisë dhe inovacionit të kërkimit duke zhvilluar një rrjet që lehtëson ndërdisiplinaritetin dhe bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Më shumë informata rreth projektit mund të gjeni në: https://uni-gjk.org/al/lajme/838/drive dhe drejtpërdrejtë në web faqën e projektit: https://driveproject-eu.com/

 

Article Gallery

tp-bottom