Rektori Nimani priti në takim prof. dr. Sali Ahmetin

Rektori Nimani priti në takim prof. dr. Sali Ahmetin

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. asoc. dr. Idriz Berisha, priti në takim, prof. dr. Sali Ahmetin, infektolog në Klinikën Infektive në QKUK.

Përgjatë takimit, rektori Nimani e informoi për ecurinë e zhvillimeve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, të arriturat në projektet ndërkombëtare, anëtarësimet, bashkëpunimet me institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë, si dhe planin strategjik të zhvillimit të universitetit. Më pas, dekani Berisha, e njoftoi për mënyrën e menaxhimit dhe ballafaqimin e institucionit me situatën e pandemisë Covid-19.

Prof. dr. Sali Ahmeti, shprehu falënderim për pritjen dhe i përgëzoi menaxhmentin për të arriturat, duke iu uruar sukses dhe mbarësi në sfidat më tutje.

Në fund, në shenjë nderimi për personalitetin, rektori Nimani i ndau “Medaljen e Universitetit”, prof. dr. Sali Ahmetit.

Article Gallery

tp-bottom