Mbahet “Panairi Virtual i Karrierës 2021”

Mbahet “Panairi Virtual i Karrierës 2021”

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, me mbështetje të GIZ-it kanë organizuar të martën “Panairin Virtual të Karrierës 2021”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 kompani, organizata, studentë, si dhe të interesuar të tjerë.

Fillimisht pjesëmarrësve ju kanë drejtuar me nga një fjalë rasti tre rektorët e universiteteve: rektori i UFAGJ-së, prof. ass. dr. Artan Nimani, rektori i UHZ-së, prof. dr. Armand Krasniqi dhe rektori i UUHP-së, prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj.

Rektori prof. ass. dr. Artan Nimani, i përshëndeti panelistët dhe pjesëmarrësit në panair, duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për studentët, të diplomuarit dhe biznesin. Rektori Nimani, tha se bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe biznesit është nevojë dhe në interes të institucionit. Sipas tij, UFAGJ ka krijuar mundësi të mëdha për të rinjtë, të cilët duke u bërë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë, njëkohësisht bëhen pjesë e tregut të punës. Rektori Nimani, theksoi se ngjarjet sikur “Panairi i Karrierës” e pasurojnë kalendarin e aktiviteteve universitare dhe një ngjarje e tillë nuk do të mund të organizohej pa angazhimin e Qendrës për Zhvillim të Karrierës, biznesit dhe mbështetjes nga GIZ-i.

Zyrtarja e QZHK-së në UFAGJ, znj. Freskina Mula, falënderon kompanitë e rajonit të Dukagjinit dhe partnerët (Shell Kosova, Careloop, Samariterstiftung, German Nursin Academy (GNA), Arra Web Agency, Lena Shpk, Jonathan NTSH Gjakovë, Eurosig Sigurimet Vullnetare) për bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në panair.

 

 

Article Gallery

tp-bottom