Vizitë zyrtare në Universitetin Sapienza të Romës

Vizitë zyrtare në Universitetin Sapienza të Romës

Një vizitë studimore në kuadër të projektit “Rritja e Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë - ResearchCult” i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit ERASMUS+, ku bën pjesë edhe UFAGJ, e solli Rektori Nimani të shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme znj. Linda Dula Halilabazi, Udhëheqësja e Zyrës së Financave znj. Rina Rudi Xhiha dhe Udhëheqësin e zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Denis Spahija në Universitetin Sapienza të Romës, Itali. Pjesëmarrës të tjerë të kësaj vizite studimore janë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë vendor dhe ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga Kosova. Kjo vizitë do të zgjasë pesë ditë, dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat e tyre më të mira në lidhje me procesin e hulumtimit brenda institucioneve të tyre, si dhe të diskutojnë rreth zhvillimit të projektit ResearchCult deri më tani.

Dje vizita studimore filloi me mbledhjen e komitetit drejtues të projektit, vazhdoi me diskutime lidhur me aktivitetet e shërbimeve mbështetëse të kërkimit dhe në fund pjesëmarrësit patën kohën e tyre për pyetje. Gjatë gjithë javës organizohen punëtori ku do të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit.

Article Gallery

tp-bottom