Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBAShK).

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm anëtarë nga stafi akademik dhe administrativ të universitetit, si dhe z. Bardh Bardhi me bashkëpunëtorë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBAShK).

Punimet e kuvendit i hapi z. Denis Spahija, kryetar i SBAShK-ut në UFAGj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoj edhe rendin e ditës që u miratua nga të gjithë anëtarët. Sipas rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes z. Spahija prezantoi  raportin e punës si dhe raportin financiar.

Më pas Kuvendi përmes votimit zgjodhi kryetarin e sindikatës, z. Abedin Sadrija, nënkryetarin prof. ass. dr. Ruzhdi Kadrija. Kuvendi me votim unanim zgjodhi tre anëtarë të kryesisë, prof. ass. dr. Venera Vala Këndusi, znj. Venera Muhaxhiri dhe prof. asoc. dr. Shefqet Mulliqi dhe tre anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të znj. Qëndresa Bardhoshi, z. Daut Islami dhe prof. ass. dr. Elsa Vula.

Në mënyrë virtuale, Kuvendin e përshëndeti kryetari i sapo zgjedhor z. Abedin Sadrija, i cili falënderoi anëtarët për besimin e dhënë. Po ashtu, z. Bardh Bardhi nga SBAShK-u i falënderoi të gjithë për bashkëpunim.

Article Gallery

tp-bottom