Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 14 tetor 2021 (e enjte), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi plotësim ndryshimin e Rregullores për të ardhura personale, shtesat, funksionet, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe u miratua propozimi i prorektorëve, prof. ass. dr. Sazan Kryeziu – Prorektor për Mësim dhe Çështje të Studentëve dhe prof. asoc. dr. Kimete Canaj, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Article Gallery

tp-bottom