U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 11 tetor 2021 (e hënë), ka mbajtur mbledhjen konstituive. Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më e moshuar i KD-së, prof. ass. dr. Hajrullah Latifi.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, ka uruar  anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen  e tyre në Këshillin  Drejtues, duke ju ofruar bashkëpunim për zhvillimin e universitetit.

Më  ketë rast është zgjedhur Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UFAGj-së. Znj. Vjosa Mullatahiri është zgjedhur Kryesuese, ndërsa z. Agon Haxhikadrija është zgjedhur zv/kryesues i KD-së.

Kryesuesja e KD-së së UFAGj-së, znj. Vjosa Mullatahiri e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit. Sipas Statutit të UFAGj-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UFAGJ-së janë: prof. ass. dr. Hajrullah Latifi, prof. asoc. Behxhet Gaxhiqi, prof. ass. dr. Shqipe Husaj, prof. asoc. dr. Lulzim Zeneli. Ndërsa, anëtarët e emëruar nga MAShTI janë:  znj. Vjosa Mullatahiri, z. Admir Shala dhe z. Agon Haxhikadrija, për periudhën 2021-2024.

Article Gallery

tp-bottom