U mbajt punëtoria dy ditore e organizuar nga Reserach Cult me temën “Punëtoria për udhëzime etike dhe integritetin e kërkimit ToR për komitetin e etikës kërkimore”

U mbajt punëtoria dy ditore e organizuar nga Reserach Cult me temën “Punëtoria për udhëzime etike dhe integritetin e kërkimit ToR për komitetin e etikës kërkimore”

Me 30 shtator dhe 1 tetor 2021, si pjesë e projektit “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë-  Reserarch Cult” u mbajt në mënyrë virtuale punëtoria dy ditore me temën “Punëtoria për udhëzime etike dhe integritetin e kërkimit ToR për komitetin e etikës kërkimore”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin profesorë, asistentë dhe nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Në punëtori marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga Kosova, të gjithë partnerë të projektit ResearchCult.

E moderuar nga udhëheqësi i projektit Bujar Gallopeni dhe përfaqësuesja e UNËE Diana Kopeva,  fjalë përshëndetëse kishte edhe Zëvëndmisintrja e Ministrisë së Arsimit, Edona Maloku.

Prezentimin e praktikave të BE-së mbi etikën kërkimore dhe integritetin në Universitete  e prezentun përfaqsuesit nga Universiteti i Sapienzas, Rome.

Prezantimi i projekt -rregullores/udhëzuesit për etikën dhe integritetin e kërkimit - prezentoi Gabrijela Velickovic nga IBCM Kosovo.

Prezantimi i draft rregulloreve/ToRs për Komitetet e Etikës Kërkimore në universitete prezentoj Diana Kopeva nga UNËE dhe Gabrijela Velickovic nga IBCM Kosovo.

Si dhe në përmbyllje të dy ditëve punëtori u ndanë edhe  përvojat nga pjesmarrësit e Universiteteve nga Kosova.

Të theksojmë se Rezearch Cult apo  “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë” projekt Erasmus+ i financuar nga Bashkimi Europian dhe i koordinuar nga IBCM Kosovo.

Article Gallery

tp-bottom