Rektori Nimani përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997

Rektori Nimani përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997:

“Më 1 tetor 1997, dita kur në Kosovë u thye heshtja, u mund frika, u kthye shpresa dhe u tregua se dinjiteti nuk ka çmim, duke nxitur kështu një lëvizje që mobilizoi popullin në përkrahje të rezistencës ndaj okupatorit. Sot janë bërë 24 vjet, kur studentët dhe të rinjtë tanë, të përkrahur nga profesorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Sot, 24 vjet më vonë nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, me pietet kujtojmë të gjithë ata studentë dhe mësimdhënës që e sfiduan dhunën, ndërsa sot nuk janë në mesin tonë”.

Me respekt,

Prof. ass. dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

 

Article Gallery

tp-bottom