Ndahen mirënjohje për anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Ndahen mirënjohje për anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 29 shtator 2021 (e mërkurë), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, u informuan për vitin e ri akademik. Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren e harmonizuar për të ardhurat e personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Më pas, u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të UFAGJ-së.

Në fund, rektori prof. ass. dr. Artan Nimani, iu ndau mirënjohje prof. asoc. dr. Besim Muhadrit, prof. asoc. dr. Labinot Berishës dhe ass. dr. Kushtrim Grezdës, PhdCand., për kontributin e dhënë në Universitet si anëtarë të Këshillit Drejtues.

 

 

Article Gallery

tp-bottom