Njoftim rreth orarit për provimin pranues, afati i dytë i studentëve të rinj në UFAGJ
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, se provimi pranues do të mbahet me datë 29.09.2021, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Edukimit (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Parashkollor në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
2. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
3. Fakulteti i Mjekësisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Mjekësisë)
- Programi Shëndet Publik në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Fizioterapi në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Menaxhim Shëndetësor në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
4. Fakulteti i Shkencave Sociale (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit si dhe maskë mbrojtëse, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
Në zbatim të masave kundër COVID-19, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/37 të datës 24.9.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, procesi mësimor në institucionet publike dhe private universitare zhvillohet sipas udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i personave të lejuar në një klasë mundëson në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.
Studentët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit:
- Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
- Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
- Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik —IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
- Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.