Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me “International Slavic University”, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me “International Slavic University”, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Më 23 shtator 2021 (e enjte), në vazhdën e iniciativave për bashkëpunim rajonal, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe prof. dr. Jordan Gjorcev, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të “International Slavic University” (ISU), në Sveti Nikole të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, të dy institucionet do të zgjerojnë lidhjet shkencore dhe bashkëpunim më të ngushtë akademik, do të ketë shkëmbim të studentëve dhe stafit, si dhe do të zhvillohet punë e përbashkët në projektet Erasmus+, etj.

Rektori prof. ass. dr. Artan Nimani dhe Udhëheqësi i ISU-së, prof. dr. Jordan Gjorcev shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes.

Article Gallery

tp-bottom