UFAGJ nikoqir i hulumtuesit FULBRIGHT nga SHBA-të

UFAGJ nikoqir i hulumtuesit FULBRIGHT nga SHBA-të

Sot më 23 Shtator 2021 Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë ka nënshkruar marrëveshje me Sektorin Diplomatik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për të qenë nikoqir i një hulumtuesi Fulbright nga SHBA-të i cili do qëndroj në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakultetin e Edukimit në periudhën 1 tetor 2021 deri më 15 qeshor 2022.

Kjo marrëveshje ka për qëllimim promovimin e gjuhës angleze në komunitet. Hulumtuesi Fullbright do angazhohet pjesërisht si asistent në lëndët e gjuhës Angleze por edhe do mbajë prezentime mbi kulturën, shoqërinë dhe historinë e SHBA-ve.

Financimi i qëndrimit do të bëhet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të jetë mbështetës në logjistikë si dhe ambientimin e vizitorit në Gjakovë.

 

Article Gallery

tp-bottom