Rektori Nimani merr pjesë në punëtorinë “Zbatimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë”, e organizuar nga HERAS+

Rektori Nimani merr pjesë në punëtorinë “Zbatimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë”, e organizuar nga HERAS+

Më 15 shtator 2021 (e mërkurë), me organizimin e HERAS+, u mbajt punëtoria “Zbatimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë”, në të cilën mori pjesë Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. Dr. Artan Nimani.

Punëtoria “Zbatimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë” ofroi një shpjegim të detajuar dhe kuptim më të mirë mbi rezultatet dhe aktivitetet në HERAS+ që lidhen me të drejtat e njeriut dhe dimensionin social të arsimit të lartë të Procesit të Bolonjës, si dhe u diskutua raporti i HERAS+ për "Integrimin e të drejtave të njeriut në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë".

Ndërsa tek praktikat e mira në mësimdhënie, mësim, hulumtim dhe mekanizma të ngritur nga institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, Rektori prof. ass. dr. Artan Nimani, si pjesë e panelit të diskutimit, prezantoi “Ankorimin e të drejtave të njeriut në nivelin institucional të IAL-ve: ngritja e Avokatit të Popullit në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë”.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përfaqësues nga Zyra e Qeverisjes së Mirë - Zyra e Kryeministrit, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL -të), Qendrat dhe Institutet për të Drejtat e Njeriut në Institucionet e arsimit të lartë që promovojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, Agjencia Kosovare e Akreditimit (AAK); përfaqësues të studentëve nga Parlamenti i Studentëve, përfitues nga skema e granteve të vogla të dimensionit social nga HERAS+, si dhe përfaqësues nga OSHC-të.

Article Gallery

tp-bottom