Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 10 shtator 2021 (e premte), Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë nga prof. ass. dr. Laura Naka, prof. ass. dr. Laura Naka, prof. ass. dr. Dardan Koçinaj, ass. Elsa Vula dhe z. Daut Islami u takuan për të diskutuar rreth zhvillimeve të sigurimit të cilësisë dhe çështje tjera lidhur me universitetin.

Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në këtë takim u njoftua me vendimin e Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës për plotësimin e Parimeve themelore të Manualit për Akreditim, sa i përket akreditimit të IAL-ve në nivel të programeve dhe në nivel institucional.

KQSC, shqyrtoi rekomandimet e raporteve nga Ekipi i Ekspertëve (EE), dhe përcaktimin e grupeve punuese për përgatitjen e planit të implementimit të rekomandimeve institucionale dhe të programeve nga Ekipi i Ekspertëve (EE). Në fund, KQSC i UFAGJ-së draftoi planin e aktiviteteve për sigurimin e cilësisë 2021/2022.

Article Gallery

tp-bottom