Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 08 shtator 2021 (e mërkurë), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për shpalljen e njoftimit për lirim nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe vendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021/2022 për studentët e UFAGJ-së, si dhe u informuan për procesin e regjistrimit të studentëve.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Article Gallery

tp-bottom