Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën e Arsimit të Lartë të Kosovës

Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën e Arsimit të Lartë të Kosovës

Të martën, më 07 shtator 2021, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani mori pjesë në Konferencën e Arsimit të Lartë të Kosovës, e organizuar nga Projekti HERAS Plus, e cila u mbajt në Hotel International Prishtina, në Prishtinë.

Konferenca pati për qëllim të sigurojë një platformë për diskutim mbi kapacitetet aktuale dhe perspektivat e ardhshme të sektorit të arsimit të lartë të Kosovës.

Tema e konferencës u bazua në një analizë të përgjithshme të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe në një sintezë të vlerësimeve bazë të universiteteve publike të kryera nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë brenda Projektit HERAS Plus.

Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë, akademikë, studentë dhe përfaqësues të projekteve të financuara nga donatorët në këtë sektor.

Article Gallery

tp-bottom