Universiteti “Fehmi Agani” anëtarësohet në Unionin e Universiteteve Mesdhetare (UNIMED)

Universiteti “Fehmi Agani” anëtarësohet në Unionin e Universiteteve Mesdhetare (UNIMED)

Më 30 gusht 2021, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin në Unionin e Universiteteve Mesdhetare (UNIMED), nga Presidenti, Prof. Francisco Matte Bon.

Rektori Nimani, përmes një përgjigje ka shprehur falënderim për pranim në UNIMED dhe ka ofruar gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Qëllimi i anëtarësimit në UNIMED është të zhvillojë kërkimin dhe edukimin në zonën Euro-Mesdhetare në mënyrë që të kontribuojë në bashkëpunimin shkencor, kulturor, social dhe ekonomik, duke vepruar në fusha të ndryshme shkencore.

Po ashtu, rektori prof. ass. dr. Artan Nimani është i ftuar të merr pjesë në “Javën e Përbashkët” në Bruksel, i cili do të mbahet online nga 14 deri më 30 shtator, ku anëtarët do të diskutojnë me Komisionin Evropian rreth evolucionit për periudhën e ardhshme 2021-2027 dhe politikat që synojnë të nxisin bashkëpunimin dhe të përmirësojnë integrimin në të gjitha nivelet në rajonin Euro-Mesdhetar.

Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED) është i themeluar në tetor të vitit 1991 nga Prof. Franco Rizzi, është një shoqatë e universiteteve nga vendet e pellgut të Mesdheut. Përmes nismave të shumta të kryera gjatë gati tre dekadave, UNIMED ka promovuar bashkëpunimin midis universiteteve të Mesdheut, duke u bërë një pikë referimi për bashkëpunimin ndërkombëtar të universiteteve.

Anëtarësimi

tp-bottom