Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilloi punëtori dyditore me Projektin HERAS Plus për rishikimin  dhe harmonizimin e rregulloreve me Statutin e UFAGJ-së

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilloi punëtori dyditore me Projektin HERAS Plus për rishikimin dhe harmonizimin e rregulloreve me Statutin e UFAGJ-së

Më 29-30 Qershor 2021, stafi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i mbështetur nga Projekti HERAS Plus zhvilloi punëtori dyditore për të rishikuar Rregulloret e Brendshme. Aktiviteti është një pjesë e procesit, i cili synon të harmonizojë kornizën e brendshme ligjore të universitetit me Statutin e miratuar së fundmi.

Në hapjen e punëtorisë, Rektori i UFAGJ-së, prof. ass. dr. Artan Nimani, e ka falënderuar “Herasin” për mbështetjen sa i përket trajnimit, por edhe projekteve të tjera që po realizohen bashkërisht. Rektori Nimani vlerësoi projektin për sigurimin e drejtimit dhe burimeve që janë jetike për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në rrugën drejt zhvillimit strategjik. Në anën tjetër, z. Nehat Dervishi, Koordinator Tematik i HERAS Plus për Arsimin e Lartë, theksoi partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Projektit dhe UFAGJ, i cili  vuri në dukje se mbështetja e mëtejshme do të sigurohet në përputhje me gjetjet e Raportit të Vlerësimit Bazë dhe bazuar në projektin e fondeve të caktuara për universitetet publike.

Punëtoria dyditore u zhvillua në kontekstin e mbështetjes së universitetit për të zbatuar rekomandimet që dolën nga Raporti i Vlerësimit Bazë. Raporti thekson se Statuti i ri i universitetit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2020, kërkon që shumica e rregulloreve të universitetit duhet të harmonizohen dhe rishikohen.

Ekipi i Projektit punoi ngushtë me udhëheqjen e UFAGJ-së për të adresuar detyrën e rishikimit të rregulloreve dhe dokumenteve të tjera të politikës së brendshme. Në këtë proces u krijuan grupe pune, ndërsa Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani, mbikëqyri procedurat e përgjithshme.

Article Gallery

tp-bottom