Ministrja Nagavci viziton Universitetin “Fehmi Agani”- pritet në takim nga rektori Nimani

Ministrja Nagavci viziton Universitetin “Fehmi Agani”- pritet në takim nga rektori Nimani

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, e vizitoi sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u prit në takim nga menaxhmenti i UFAGJ-së, i kryesuar nga rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani.

Rektori Nimani e informoi ministren Nagavci rreth ecurisë së ndërtimit të kampusit universitar, si dhe për programet e reja që janë në proces të akreditimit dhe theksoi vullnetin e UFAGJ-së për të bashkëpunuar ngushtë për avancim të mëtutjeshëm të arsimit të lartë. Rektori e informoi ministren me progresin e Universitetit, si dhe listoi prioritetet e menaxhmentit drejt realizimit të misionit të institucionit.

Ministrja Nagavci u shpreh e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë për Universitetin “Fehmi Agani” dhe i përgëzoi për të arriturat, duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Article Gallery

tp-bottom