Rektori Nimani pret në takim Gjeneralin Kudusi Lama

Rektori Nimani pret në takim Gjeneralin Kudusi Lama

Të mërkuren, më 23 qershor 2021, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, ka pritur në takim Gjeneralin Kudusi Lama.

Rektori Nimani u ndje i privilegjuar në takimin me Gjeneralin Kudusi Lama, të cilin e falënderoi për zhvillimin e mendimit ushtarak shqiptar, që dha kontribut të vazhdueshëm, si dhe për veprimtarinë studimore e shkencore, duke qenë pjesëmarrës në mjaft veprimtari në shkallë brigade, korpusi, divizioni dhe ushtrie. Më pas, e informoi për arritjet e Universitetit “Fehmi Agani” dhe strategjinë e zhvillimit të mëtutjeshëm.

Gjenerali i ushtrisë shqiptare dhe Doktor i Shkencave Ushtarake - Kudusi Lama, u shpreh i kënaqur me pritjen dhe e falënderoi rektorin Nimani për vlerësimin, duke e përgëzuar për punën dhe angazhimin e pashoq të menaxhimit me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në fund të takimit, në shenjë respekti dhe falënderimi, Gjeneral Kudusi Lama i dhuroi rektorit Nimani librin e tij “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare”.

Article Gallery

tp-bottom