Rektori Nimani pret në takim z. Gjergj Malshin me bashkëpunëtorë nga Bashkia e Lezhës

Rektori Nimani pret në takim z. Gjergj Malshin me bashkëpunëtorë nga Bashkia e Lezhës

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prorektorja prof. ass. dr. Laura Naka, pritën në takim z. Gjergj Malshin me bashkëpunëtorë nga Njësia Administrative Zejmen të Bashkisë së Lezhës.

Përgjatë këtij takimi, rektori Nimani i informoi me sistemin e funksionimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, programet studimore dhe mundësinë e studimeve për të rinjtë nga Shqipëria.

Administratori i Njësisë Administrative Zejmen të Bashkisë së Lezhës, z. Gjergj Malshi, ka shprehur falënderim për pritjen dhe mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunohet për çështjet konkrete që u diskutuan.

Article Gallery

tp-bottom