
Rektorit Nimani i ndahet mirënjohje dhe medalje nga KV “Vëllaznimi”
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani priti në takim kryetarin e klubit të volejbollit “Vëllaznimi”, z. Blendi Haxhikadrija.
Përgjatë takimit, z. Haxhikadrija i ndau mirënjohje dhe medalje rektorit Nimani për kontributin e dhënë gjatë sezonit 2020-2021, duke shpresuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.
Rektori Nimani e falënderoi z. Haxhikadrija për mirënjohjen dhe medaljen, duke i uruar suksese në vazhdimësi klubit të volejbollit “Vëllaznimi”. Po ashtu, e uroi për titullin e fituar në Kampionatin e Supërligës së Kosovës në volejboll dhe shprehu mbështetje me gjithë kapacitetet që mund të ofrojë Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Vlen të theksohet se KV “Vëllaznimi” është shpallur Kampion i Kupës së Kosovës me grupmoshën U18 në konkurrencën e meshkujve.