Përmbyllet cikli i trajnimeve të punëtorisë katër ditore në kuadër të projektit QUADIC

Përmbyllet cikli i trajnimeve të punëtorisë katër ditore në kuadër të projektit QUADIC

Përfaqësuesit e universiteteve partnere nga Kosova dhe Shqipëria, në kuadër të projektit QUADIC, kanë përmbyllur ciklin e trajnimeve të punëtorisë katër (4) ditore për zhvillimin e projekt propozimeve, ngritjen e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hartimin e projekt propozimeve.

Gjatë këtyre ditëve të punëtorisë u zhvillua punë interaktive dhe punë në grupe. Ndërsa, në ditën e fundit të punëtorisë u zhvillua mbledhja e bordit të implementimit të projektit. Përgjatë mbledhjes u diskutua ndikimi i projekteve te partnerët dhe përmbledhja e raporteve.

Përfaqësuesit e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë shprehën falënderim për Koordinatorin e projektit për zhvillimin e punës, z. Dukagjin Leka nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në veçanti Universitetin "Aleksander Moisiu" në Durrës për pritjen dhe organizimin e punës në punëtori.

Article Gallery

tp-bottom