Rektori Nimani pret në takim përfaqësueset e KUSA - Kosovo United States Alumni

Rektori Nimani pret në takim përfaqësueset e KUSA - Kosovo United States Alumni

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prof. ass. dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë takuan përfaqësueset e KUSA - Kosovo United States Alumni (Alumni i Shteteve të Bashkuara në Kosovë).

Në takim, rektori Nimani i njoftoi për ecurinë e punëve në Universitet, kërkesat dhe nevojën për bashkëpunim me partnerë strategjik për zhvillim të UFAGj-it.

Përfaqësueset e KUSA-s e njoftuan në detaje rektorin Nimani për konkursin e Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit të Ambasadës Amerikane 2021/22 . Qëllimi i takimit është të kuptohen më mirë nevojat e universitetit dhe llojet e projekteve që do të ndikonin pozitivisht në IAL.

Programi i Granteve për Mbështetje të Universitetit është një program vjetor i granteve që synon të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë në mbështetjen e IAL-ve për të adresuar më mirë sfidat e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik përmes shërbimeve të kërkimit, zhvillimit dhe zgjerimit.

 

Article Gallery

tp-bottom