Nxënësit e shkollave të Gjakovës nga Programi Access vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”

Nxënësit e shkollave të Gjakovës nga Programi Access vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u zhvillua vizitë nga një grup i nxënësve të shkollave të Gjakovës nga Programi Access.

Në takim me nxënësit, zyrtarja për Zhvillim të Karrierës, znj. Freskina Mula i falënderoi ata për pjesëmarrjen, si dhe i informoi në lidhje me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, për programet e studimit, kushtet që iu ofrohen studentëve dhe kushtet e pranimit për studentët që dëshirojnë t’i ndjekin studimet në UFAGj.

Programi Access është program i Ambasadës Amerikane në Kosovë, ku nxënësit marrin bursë për mësimin e gjuhës angleze sipas kurrikulës amerikane. Përveç mësimeve në gjuhën angleze, nxënësit zhvillojnë edhe aktivitete jashtë mësimore, siç janë: ngritja profesionale dhe personale, projekte për komunitetin, etj. Vizita në Universitetin “Fehmi Agani” për nxënësit është kornizë e ngritjes personale. Vlen të theksohet se në Programin Access përfshihen edhe nxënës të komniteteve jo-shumicë.

Koordinatorja e Programit Access, znj. Vlora Dushi, njëherit edhe mësimdhënëse e grupit të nxënësve, u shpreh e kënaqur me pritjen dhe për informacionet që morën nxënësit përmes prezantimit, duke i parë disa nga aktivitetet që janë realizuar nga stafi dhe studentët e UFAGj-it.

Article Gallery

tp-bottom