Mbahet uebinari “Gjelbërimi në institucionet evropiane të arsimit të lartë”, i organizuar nga EUA

Mbahet uebinari “Gjelbërimi në institucionet evropiane të arsimit të lartë”, i organizuar nga EUA

Arsimi është thelbësor për arritjen e një shoqërie të qëndrueshme mjedisore, pasi ndërton vetëdijen dhe aftësinë për të zhvilluar zgjidhje për çështje komplekse. Një grup tematik i mësimit dhe mësimdhënies EUA analizoi këtë temë në 2020, duke u përqëndruar në mënyrën se si të mësuarit dhe mësimdhënia mund të përqafojnë dhe promovojnë qëndrueshmërinë.

Gjatë uebinarit të dytë të serisë EUA "Gjelbërimi në institucionet evropiane të arsimit të lartë", anëtarët e grupit tematik të kolegëve paraqitën punën dhe rezultatet në kontekstin e qasjeve të tyre institucionale drejt qëndrueshmërisë mjedisore.

Folës gjatë këtij uebinar-i të kryesuar nga Helene Peterbauer, Zyrtare për Politika dhe Projekte, EUA, ishin:

Elena Luppi, Delegate e Rektorit për Inovacionin në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie, Universiteti i Bolonjës, Itali;

Michelle O’Dowd, Zyrtare e Qëndrueshmërisë, Universiteti Kombëtar i Irlandës Galway, Irlandë;

Antonia Hayward, Avokatja e Qëndrueshmërisë, Universiteti De Montfort, Mbretëria e Bashkuar;

Alison Morrisroe, Zyrtare e Projektit, EUA.

Pjesëmarrës nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin, Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë znj. Rolanda Mula, përfaqësuesja e Alumni UGJFA, znj. Arnisa Jaka dhe nga Zyra Ligjore znj. Marigona Shkoza.

 

 

Article Gallery

tp-bottom