Këshilli Drejtues mbanë mbledhjen e radhës, i ndanë mirënjohje rektorit Nimani

Këshilli Drejtues mbanë mbledhjen e radhës, i ndanë mirënjohje rektorit Nimani

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 31 maj 2021 (e hënë), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke u mbështetur në vendimin e datës 28.4.2021, me Nr. prot.: 05/587, i ndau mirënjohje rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, për kontributin, punën dhe angazhimin në zhvillimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Rektori Nimani i falënderoi Këshillin Drejtues për mirënjohjen, u tha se falë punës së përbashkët kemi arritur ta menaxhojmë mirë universitetin. Ndërsa, anëtarët e KD-së e përgëzuan rektorin Nimani për angazhimin në përmbushjen e qëllimeve dhe vizionit të universitetit.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 6 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Këshilli Drejtues i UFAGj-it shqyrtoi dhe miratoi pikën e rendit të ditës rreth informimit për përfundimin e procesit mësimor, më pas informimin mbi procesin e akreditimit, si dhe Raportin mbi Zgjedhjet e Studentëve 2021.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Article Gallery

tp-bottom