Zhvillohen takimet virtuale me ekspertë ndërkombëtarë për akreditim të programeve të reja në Fakultetin e Mjekësisë

Zhvillohen takimet virtuale me ekspertë ndërkombëtarë për akreditim të programeve të reja në Fakultetin e Mjekësisë

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve, të mërkuren, janë zhvilluar takimet virtuale me ekspertë ndërkombëtarë për programet reja të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ).

Në Fakultetin e Mjekësisë, procesit të akreditimit do t’i nënshtrohen programet Shëndet Publik (BSc) dhe Menaxhment Shëndetësor (MA), për të cilat është aplikuar në procesin e akreditimit.

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për Fakultetin e Mjekësisë, i përbërë nga Prof. Dr. Wolfgang Patsch, Prof. Dr. Danica Zeleznik dhe Ms. Delia Gologan, zhvilluan takime virtuale për këtë proces me grupe të organizuara. Takimin e parë me ekspertët ndërkombëtarë  e ka mbajtur menaxhmenti, ndërsa më pas janë zhvilluar takime edhe me përgjegjësit e cilësisë, bartësit e programeve, stafin akademik dhe punëdhënësit e të diplomuarve.

Zyrtari për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë, dhe e vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA). Z. Islami theksoi se në UFAGJ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të akreditimit të programeve për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.

Procesi i akreditimit përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

 

 

Article Gallery

tp-bottom