Zhvillohet dita e dytë e Forumit të IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë
Sot, me datë 25 maj 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përfaqësuar nga Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija me bashkëpunëtorët znj. Rolanda Mula dhe z. Ardit Halilaj, në mënyrë virtuale u zhvillua dita e dytë e Forumit të IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë, i organizuar nga Universiteti WSB.
Në ditën e dytë të forumit u trajtuan tema rreth ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë:
- Pse punësimi është një aftësi kryesore për të ardhmen e arsimit të lartë?, Nannette Ripmeester;
- Krijimi i mundësive duke përdorur projekte të financuara nga BE, David Taylor, Yvonne Farrand, Dr Allan Lawrence;
- Rekrutimi i studentëve ndërkombëtarë: Metodat dhe Instrumentet, Andrii Lotariev;
- Aktivitete efektive të marketingut si hapi i parë për ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me një student, Joel Sepulveda;
- Mirupafshim Erasmus, Përshëndetje Turing, Anne-Marie Gorisse, Stefan Hollins;
- E³UDRES²: Universiteti Evropian në proces, Sven Cerulus.