Ftesë për Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë

Ftesë për Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë

Zyra Erasmus+ në Kosovë ju fton të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 18 Maj 2021, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Amfiteatri i madh, Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
 
Në këtë ditë informuese, Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2021. 
Kjo thirrje përfshinë:

1.      Mundësi aplikimi për programe të përbashkëta Master Erasmus Mundus (Erasmus Mundus Joint Master);
2.      Mundësi aplikimi për dizajnimin e programeve të përbashkëta Master (Erasmus Mundus Design Measures); si dhe
3.      Mundësi aplikimi për Jean Monnet,

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
 
Për më shumë informata bashkëlidhur e gjeni draft agjendën.

tp-bottom