Gëzuar Fitër Bajramin!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Të dashur studentë,

I nderuar personel i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës, më lejoni të ju përcjell urimet më të sinqerta për Festën e Fitër Bajramit!

Uroj që kjo festë të sjellë paqen, dhe bekimin e Zotit për të gjithë, si shpërblim për sakrificën dhe lutjet gjatë gjithë muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Fitër Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!

Ju uroj nga zemra të keni mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!

Gëzuar Fitër Bajramin!

 

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Artan Nimani
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Article Gallery

tp-bottom