
Zhvillohet trajnim me stafin akademik të UFAGJ për përdorimin e EBSCO-s
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë (UFAGJ), vazhdon të përfitojë nga projekti “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)", të programit Erasmus+.
Në kuadër të këtij projekti, është siguruar qasja për të gjithë stafin akademik të universitetit në databazën elektronike të kërkimeve ndërkombëtare EBSCO (E-Library System), në të cilën mund të gjejnë kërkime shkencore nga të gjitha lëmitë.
Po ashtu, trajnerët nga EBSCO mbajtën një takim udhëzues on-line për shfrytëzim të kësaj platforme nga përdoruesit.