Rektori Nimani bën homazhe pranë Memorialit të Martirëve në Mejë
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe Koordinatorja e Zyrës së Erasmus + në Kosovë, Prof. Ass. Dr. Jehona Lushaku Sadriu, kanë bërë homazhe pranë Memorialit të Martirëve në Mejë, për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të zhdukurve, në të cilin vend më 27 prill 1999 humbën jetën 376 persona.
Rektori Nimani tha se familjarët e të zhdukurve jetojnë në ankth e vuajtje tash e 22 vjet me radhë, por me këmbëngulje vazhdojnë të kërkojnë ndriçimin e fatit të tyre dhe vënien në vend të drejtësisë.
Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive në Serbi, ku edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 639 personave të zhdukur.