Zhvillohet vizitë monitoruese nga përfaqësueset e Zyrës së Erasmus + në Kosovë

Zhvillohet vizitë monitoruese nga përfaqësueset e Zyrës së Erasmus + në Kosovë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorë priti në takim znj. Jehona Lushakun dhe znj. Blerina Zjaça, nga Zyra e Erasmus +, ku diskutuan për mundësinë e aplikimit në thirrjet për grante të Erasmus +.

Rektori Nimani i falënderoi përfaqësueset e Zyrës së Erasmus + për Kosovë për takimin dhe i informoi për projektet që UFAGJ është duke i zbatuar në partneritet me universitete tjera. Po ashtu, palët në takim shpalosën ide për projekte dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim që diskutimet t’i realizojnë me veprime konkrete.

Pas takimit, me Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, u zhvillua vizitë monitoruese mbi progresin e punës dhe të arriturat gjatë zbatimit të projektit ResearchCult, i cili ka për qëllim të mbështesë forcimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur forcimin e politikave dhe praktikave ekzistuese, krijimin dhe instalimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj.

Projekti "Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)" është një projekt i Erasmus + i financuar nga Komisioni Evropian.

Article Gallery

tp-bottom