Rektori Nimani uron 23 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Librit

Rektori Nimani uron 23 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Librit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani uron 23 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Librit, duke theksuar se libri është mjet shumë i rëndësishëm dhe i pandashëm i ekzistencës shpritërore dhe intelektuale të njeriut.

Rektori Nimani falënderon dhe vlerëson lart krijuesit letrarë për punën e tyre dhe uron suksese të mëtejshme në punën didaktike dhe kërkimore, që me angazhimin e tyre e bëjnë dijen të qasshme për secilin prej nesh, njëherësh premtoi se do të bëj përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen dhe mbështetjen e krijimtarisë letrare.

Universiteti “Fehmi Agani” ka të themeluar Shtëpinë Botuese, e cila boton vepra shkencore, vepra artistike, monografi, përmbledhje kumtesash nga aktivitetet shkencore e artistike, revista shkencore, buletine, përmbledhje të projekteve dhe hulumtimeve shkencore të autorëve/profesorëve të vet dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Po ashtu, ka të themeluar “Klubin e Librit”, pjesë e së cilës janë studentët, organizatat studentore dhe Alumni, që kanë për qëllim realizimin e aktiviteteve studimore dhe jo vetëm.

Duke pasur parasysh fushat e larmishme të studimit në UFAGJ, biblioteka fizike është pasuruar mjaftueshëm me tituj të librave, e cila u ofron shërbime studentëve dhe ka për qëllim t’i ndihmojë në kërkimet e tyre.

Vlen të theksohet se Bibloteka elektronike e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë edhe gjatë periudhës së izolimit, si pasojë e pandemisë Covid-19, ofroi qasje pa pagesë në literaturën dhe revistat ndërkombëtare në mënyrë që studentët të jenë afër librave në çdo kohë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar të ofrojë mbështetje për të pasuruar krijimtarinë letrare dhe të rrisë vlerat kulturore.

 

Article Gallery

tp-bottom