Takim punues i projektit SOCRE (ERASMUS+) në Universitetin e Gjakovës

Takim punues i projektit SOCRE (ERASMUS+) në Universitetin e Gjakovës


Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” është duke u zhvilluar takimi punues tre-ditor i projektit SOCRE (Social Rehabilitation Through Education) në kuadër të programit ERASMUS+. Ky takim, i grupit punues, ku bën pjesë edhe Universiteti i Gjakovës është prej datës 25-27 tetor. 

Sipas agjendës, në ditën e parë është diskutimi mbi hartimin e kurrikulave dhe programeve për rehabilitim social në nivelet e shkollimit 5, 6 dhe 7. Dita e dytë vazhdon me diskutimin mbi draftin e Doracakut për mësimdhënës, të përgatitur nga institucionet përgjegjëse të përfshira në këtë projekt; dhe dita e tretë është vizita në institucionet shëndetësore. 

Në këtë takim janë duke marre pjesë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse nga Kosova që janë në projekt, si Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegji “Heimerer”, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa, është nën udhëheqjen e tutorëve Toini Harra, PhD nga Metropolia University of Applied Sciences në Finlandë dhe Maria Rosado, PhD nga institucioni Escola Superior de Saúde Do Alcoitão në Portugali.  

Projekti SOCRE (Social Rehabilitation Through Education) në kuadër të programit ERASMUS+ është i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e edukimit në rehabilitimin social përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës, në përputhje me procesin e Bolonjës. Si dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes institucioneve të arsimit të lartë, institucioneve të praktikës (klinikave dhe qendrave rehabilituese) dhe ministrive përkatëse.


Article Gallery

tp-bottom