Mbahet punëtori në kuadër të projektit Research Cult

Mbahet punëtori në kuadër të projektit Research Cult

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, znj. Freskina Mula, Zyrtare për Zhvillim të Karrierës dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhim të Projekteve, morën pjesë në punëtorinë e radhës të projektit RESEARCH Cult, i cili u mbajt më 15 prill, dhe vazhdon edhe më 16 prill, në mënyrë virtuale .

Nga radhët e stafit akademik, përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakove ishin: Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi, Ass. Dr. Bylbyl Kadrija, Prof. Ass. Dr. Agon Kokaj Phd Cand., dhe Ass. Elsa Vula.

Punëtoria filloi me diskutim dhe prezantimi i qëllimit të punëtorisë dhe metodologjia e workshop-eve e prezentuar nga Z. Bujar Gallopeni, IBCM, Ms. Jelena Gjokiç, IBCM, si dhe Ms. Fiorenza Deriu, Universiteti Sapienza i Romës.

Përgjatë punëtorisë u realizua edhe:

  • Prezantimi i Planit kërkimor nga Universiteti i Sapienzës në Romë;
  • Prezantimi i Planit kërkimor nga Universiteti i Zagrebit;
  • Prezantimi i Planit kërkimor nga Universiteti Kombëtar dhe Ekonomia botërore.

Dita e dytë e punëtorisë do te vazhdojë më 16 prill 2021, me fillim prej orës 10:00.

Article Gallery

tp-bottom