Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), ka mbajtur të mërkurën takimin, ku janë shqyrtuar 5 pika të rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Këshilli Drejtues i UFAGJ-së shqyrtoi dhe miratoi pikën e rendit të ditës rreth informimit për procesin e ri-akreditimit.

Në këtë takim u shqyrtua në parim edhe vendimi për shpalljet e Zgjedhjeve Studentore 2021 dhe kalendari i punës, ku pritet të miratohet në mbledhjen e radhës, si shkak i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për masat e përgjithshme dhe të veçanta, për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar KD-së dhe pika të ndryshme.

Article Gallery

tp-bottom