Dezinfektohen hapësirat e Universitetit “Fehmi Agani”, si masë parandaluese ndaj Covid-19

Dezinfektohen hapësirat e Universitetit “Fehmi Agani”, si masë parandaluese ndaj Covid-19

Si masë parandaluese për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit Covid-19, të shtunën u dezinfektuan hapësirat e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet Shtabit të emergjencave të UFAGJ-së, në përpikëri janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për stafin dhe studentët.

Kështu është dezinfektuar i gjithë kampusi, përfshirë zyret, kabinetet, sallat e mësimit, hollet dhe në përgjithësi ambienti i universitetit, që ka për qëllim përforcimin higjieniko-sanitar.

 

Article Gallery

tp-bottom