Rektori Nimani përkujton Epopenë e UÇK-së

Rektori Nimani përkujton Epopenë e UÇK-së

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit serb, përshkrim i sakrificës dhe veprës sublime për atdhedashuri. Adem Jashari dhe familja e tij ranë, që kombi ynë të ngritej në këmbë, i madh e i vogël, burra e gra, nga të gjitha anët e kombit, ëndrra për të cilën ranë mijëra dëshmorë të lirisë. Përulemi dhe nderojmë me respekt, Adem Jasharin dhe gjithë të rënët për liri.

Lavdi veprës heroike të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së!

Me nderime,

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

 

Article Gallery

tp-bottom