Mbahet takim me punëdhënësit e të diplomuarve, stafin akademik dhe administrativ të Fakultetit të Edukimit rreth procesit të ri/akreditimit

Mbahet takim me punëdhënësit e të diplomuarve, stafin akademik dhe administrativ të Fakultetit të Edukimit rreth procesit të ri/akreditimit

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Dr. Ilir Kelmendi, i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilluan takim me punëdhënësit e të diplomuarve, stafin akademik dhe administrativ të Fakultetit të Edukimit.

Në këtë takim u diskutua mbarëvajtja e punës përgatitore për procesin e ri/akreditimit të programeve dhe u dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Në takim me punëdhënësit e të diplomuarve morën pjesë: Lendita Zeka, Drejtoreshë e kopshtit të fëmijëve "Driola", Mimoza Bytyqi, Drejtoreshë e kopshtit dhe qëndrimit ditor "Montesori - zgjimi", Zeqë Mala, Zëvendës drejtor në drejtorinë e arsimit në Deçan, Leonard Shabani, Shef i sekotrit në drejtorinë e arsimit në Pejë, Arbnor Pozhegu, Drejtor në Shkollën e Mesme të Ulët "Mazllom Këpuska" në Gjakovë dhe Hysen Balaj, Drejtor në Shkollën e Mesme të Ulët në Strellc / Komuna e Pejës.

Takimi u fokusua në koordinimin dhe orientimin e stafit akademik, administrativ dhe punëdhënësit e të diplomuarve të Fakultetit të Edukimit, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Article Gallery

tp-bottom