Mbahet takim me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe stafin administrativ të të gjitha fakulteteve rreth procesit të ri/akreditimit

Mbahet takim me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe stafin administrativ të të gjitha fakulteteve rreth procesit të ri/akreditimit

Të mërkuren, Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, e shoqëruar nga  Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, si dhe Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilluan takim koordinues me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe stafin administrativ të të gjitha fakulteteve.

Në këtë takim u diskutua mbarëvajtja e punës përgatitore për procesin e ri/akreditimit të programeve dhe  u dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi u fokusua në koordinimin dhe orientimin e grupit punues për sigurim të cilësisë dhe stafin administrativ të të gjitha fakulteteve, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

 

Article Gallery

tp-bottom